Sipas një studimi nën drejtimin e Hiroshi Yoshidas, deri në vitin 2531 çdo japonez do të ketë mbiemrin ‘Sato’.
Fillimisht përdoruesit e rrjeteve sociale menduan se lajmi për këtë studim ishte shaka për 1 prillin.
Por jo, është e vërtetë. Dhe e gjithë kjo mund të ndodhë nëse burrat vijojnë të detyrojnë gratë të marrin mbiemrin e tyre.
Sato dhe Suzuki
Studimi u krye me porosi të ‘Think Name Project’ dhe organizatave të tjera që duan të promovojnë mundësinë që çiftet të kenë mundësi që ta zgjedhin vetë mbiemrin që do të mbajnë pas martesës.
‘Sato’ është ndërkohë mbiemri më i zakonshëm në Japoni.
/tiranapost