ShowBizzz

RECETA/ Rizoto me luleshtrydhe dhe gorgonzola, nga Era Rusi!

Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur për publikun Era Rusi ka hapur dyert e shtëpisë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”. Teksa ka gatuar një rizoto me djathë gorgonzola dhe luleshtrydhe, Era Rusi ka folur për jetën e saj profesionale por edhe personale.

Era Rusi u shpreh se përveç gardërobës, kuzhina është një nga ambientet e saj të preferuara në shtëpi. Era Rusio për të bërë rizoto me luleshtrydhe dhe gorgonzola përdori 100 gr rizoto, luleshtrydhe, grana, gorgonzola dhe pana.

“Është orizi për rizoto, jo ai i pilafit. Do t’i bëjmë në tigan. Ngrohim pak ujin si fillim. Ndërkohë që ngrohet uji do të fillojmë të presim luleshtrydhet. Do të hedhim pak vaj në tigan. Unë gatuaj gjithmonë me vaj ulliri dhe rizoton kam vënë 100 gr. Do të fillojmë ta skuqim avash-avash, por jo më shumë se 1 minutë e pak. Që të na bëhet edhe shpejt.

RECETA/ Rizoto me luleshtrydhe dhe gorgonzola, nga Era Rusi!

Ndërkohë që skuqim rizoton bëjmë gati luleshtrydhet. Për 100 gr rizoto që unë kam po bëj 6-7 kokrra, mendoj që është okay. Mund t’i prisni ose rrumbullake ose katrore, në rastin tim unë po i pres katrore.

Dhe tani ka ardhur momenti i shumë pritur që ne të bashkojmë ingredientët tonë. Rizoton duhet ta lëmë të jetë pak e lëngshme. Ulim zjarrin dhe i hedhim pak pana. Dhe luleshtrydhet që i preva në kubik.

Unë personalisht nuk i hedh kripë, sepse ka goxha nga llojet e djathërave. Unë kam zgjedhur këto të dyja, grana dhe gorgonzola. Shtojmë edhe dy lugë të tjera ujë, që është i ngrohtë dhe kush dëshiron pastaj mund t’i hedhi lloje të tjera djathërash sipas dëshirës.

Kjo tani fillon merr këtë ngjyrën e bukur dhe avash-avash do të fillojë të marrë ngjyrën si rozë që lëshon luleshtrydhja. Tani e ul pak zjarrin unë dhe për më pak se 5 minuta është gati.

Do të ulim edhe më shumë zjarrin kur e shohim se ka përfunduar dhe po ta vësh re ka filluar duke marrë këtë ngjyrën rozë dhe është shumë kremoze. Do të presim dhe pak dhe jemi gati. Ndërkohë vazhdimisht duhet ta përziejmë, sepse edhe mund të na ngjisë dhe na ikën dëm gjithë puna.

Tani rizoto është gati, ka marrë një ngjyrë rozë fantastike. Sipër i vendosim luleshtrydhe të prera në feta për zbukurim”, tha Era.

 



bal