Eros Grezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi nuk janë më çift. Pak kohë pas martesës, dyshja kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugët e tyre të jetës.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Ajsel në një intervistë virtuale me ndjekësit në “Instastory”, ku thotë se ata tani i lidh vetëm djali i tyre Kian.
Çifti, që u kurorëzuan në fshehtësi, kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollisti dhe këngëtarja më herët kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram.
Ndërkohë Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social.
Çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të parë në qershor 2023.
Foto