Meriton Mjekiqi, ka pasur pakënaqësi në lidhje me produksionin e Big Brother, dhe për këtë gjatë mbrëmjes së djeshme, pas spektaklit, nuk ka vendosur mikrofonin, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme.
“Nuk e ndez mikrofonin jo, nuk e ndez, a po më nin. Ndaç bini zarf të zi, ndaç bini zarf të kuq. Këtu nuk respektohet asgjë, dhe ju kërkoni që të ndez mikrofonin. Ta lëshojnë batutën për fustan si me hëngër fara, e veshe se veshe fustanin”, shprehet Meritoni, i cili duket të jetë i mërzitur dhe nga batutat e Ledion Liços, pasi banori kishte refuzuar të vishte fustan, në kuadër të një skeçi që kishin bërë djemtë në shtëpi.
Ndërkohë situata vazhdon e njëjtë për disa orë, edhe pse Françeska dhe Graciano u përpoqën që ta bindnin Meritonin që të vendoste mikrofonin dhe t’i bindej rregullave të Vëllait të Madh.
Françeska: Nuk ia vlen
Graciano: Është gjynaf, ku do të dalësh me këtë?
Meritoni: Të sjellin zarfin e zi
Françeska: Je këtu për dy kauza, për Loarin dhe për Ilnisën
Meritoni: Pa merak
Françeska: Çfarë do të arrish pa mikrofon?
Meritoni: Do e marrësh vesh jashtë
Françeska: Nëse je i bindur unë të mbështes
lokimagazine