Bota

Rama: Dënojmë me forcë sulmin nga Irani kundër Izraelit

Kryministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit.

“Shqipëria dënon me forcë sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për destabilizimin e rajonit në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit. Shqipëria kërkon vetpërmbajtjen e palëve dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të kthehen të sigurt në shtëpi”, shkruan Rama në X.



/tiranapost