Kur ajo u bë pjesë e “Big Brother”, nuk ishte një figurë shumë e njohur për “showbizz”-in tonë, ndonëse vinte me një kurorë bukurie të fituar në Londër. Françeska Murati, u shpreh se donte të bëhej pjesë e lojës, pikërisht për të plotësuar një qëllim të sajin.
Që atëherë, 27- vjeçarja ka zbuluar pak nga jeta e saj, ku tashmë si nënë e një djali 1-vjeçar, e ndan kohën mes Shqipërisë dhe Londrës. Por veç familjes, në Shqipëri, duket se Françeska vjen edhe për biznes.
Prej disa kohësh, ajo është pronarja e një biznesi veshjesh në vendin tonë, por gjithashtu ka një karrierë të ngritur në Londër, ku për disa kohë ka punuar në sektorin e shërbimeve financiare.
Françeska
Megjithatë, ajo që përgjatë kësaj kohe na ka rënë në sy, është fakti se kur vjen puna për “look”-un e saj, banorja nuk kufizohet. Përveç lojës, vajzat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip 3”, konkurrojnë njëra-tjetrën edhe sa u përket veshjeve. Por, si duket deri më tani stafetën këtë vit e ka marrë banorja më e komentuar, Françeska Murati.
E teksa vajzat e tjera veshin “Bershka” dhe “Zara”, Françeskën e kemi parë mjaft të kuruar dhe mjaft “të kripur”, si në përditshmëri brenda në shtëpi, po ashtu dhe gjatë “prime”-ve. “Dolce&Gabbana”, “MiuMiu”, “Alessandra Rich”, “Magda Butrym” e shumë marka të tjera të njohura, janë të zgjedhurat e Françeskës për të shkëlqyer ashtu si dhe i ka hije gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.
Mjafton të themi se në netët e “prime”-t, ajo ka pasur veshje mbi 5 mijë euro, duke na konfirmuar tashmë se jeta e saj në Londër është një jetë luksoze, që natyrisht nuk sigurohet vetëm nga dyqani i saj i veshjeve që ka në pronësi. Edhe bashkëshorti i saj, Ervisi, është një ndër shqiptarët, që mund të thuhet ka ndërtuar një jetë të mirë edhe në Londër.
Me biznese dhe i njohur në qarqet e emigrantëve, Ervisi gëzon një status të mirë ekonomik, duke ia mundësuar kështu edhe Françeskës luksin në veshjet dhe aksesorët e saj. Sakaq, nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale të banores, vëmë re se ajo ka shumë foto duke udhëtuar, duke na zbuluar kështu edhe pasionin e saj për të shëtitur.
Françeska dhe djali i saj
E njëjtë është tabloja edhe në rrjetet sociale, ku veshjet edhe në të përditshmen e saj janë të gjitha të markave luksoze. Sa i përket lojës, Françeska është gjithnjë aktive, duke e vendosur veten shpesh në qendër të debateve, por për jetën private, ajo ka folur rrallë, duke zgjedhur që të zbulojë pak detaje. Pak ditë më parë, ajo ka rrëfyer për herë të parë në shtëpinë e BBVIP se ka gënjyer banorët kur ka thënë se ka kryer studimet e larta.
Në një bisedë me Jetmirin, Françeska tha se nuk arriti ta kryente universitetin pas vuajtjeve me bullizmin që kaloi në shkollën e mesme dhe në kolegj. Ajo tregoi se ishte e bindur që universiteti nuk ishte rruga më e mirë që ajo mund të zgjidhte dhe ashtu bëri.
“E kam ndjerë veten të gjykuar dhe nuk e kam thënë të vërtetën time. Kam zgjedhur të mos tregoj gjithë të vërtetën, se kur ti nuk më le të shpjegohem, më mirë të mos flas. Kam thënë që kam pas eksperiencën e keqe në shkollën e mesme. Kur kalova në kolegj, ishte po aq e vështirë. E kam ndjerë veten në këtë stuhinë e brendshme në shpirtin tim. E pash veten në një dhimbje shumë të madhe. Kam thënë këtu, por nuk kam qenë një një universitet, kam gënjyer. Në jetë e kam dhënë shembullin tim, jam e lumtur që nuk e kam bërë e kam ndjerë vetën që të hiqja vuajtjen dhe mos ta vazhdoja, Vendosja mos të bëja diçka për të kënaqur prindërit. Prindërit më kanë luftuar për një kohë të gjatë. E kisha ndjesinë se nuk ishte gjëja e duhur për mua, kam pasur shumë paragjykime, por kisha një bindje tjetër dhe kam zgjedhur të bëjë eksperiencë. Puna ime e parë tamam fare kam punuar shitje-blerje. Punova tre muaj pa lekë, u bëra menaxhere dhe shita një hotel, nuk mu desh universiteti”, ka rrëfyer Françeska.