Bota

90 përqind e dronëve të Iranit u rrëzuan nga Izraeli dhe SHBA!

Çfarë na thotë një fakt i tillë? Megjjthë festime në Iran, në rrugë e parlament, dronët që u lëshuan u ndalën nga Izraeli dhe SHBA. Nuk ka patur viktima, por vetëm disa dëme në jug të Izraelit.

Prej rinisjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, është pritur një sulm nga Irani, ku dihet që Iran është aleat i Hamasit.

Iranianët pretendojnë se kanë arritur qëllimin e tyre – një hakmarrje ndaj sulmit të Damaskut, i cili vrau shtatë ushtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë.

“Çështja mund të konsiderohet e përfunduar,” tha misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara pas sulmit, por nuk ka gjasa që izraelitët ta shohin atë në këtë mënyrë.

TS Poll - Loading poll ...

Për muaj të tërë, ka pasur shqetësime se lufta në Gaza, e zhvilluar midis Izraelit dhe aleatit të Iranit, Hamas, do të përshkallëzohej në një konflikt rajonal.

Mbrëmja e së shtunës ishte momenti kur të gjithë kishin frikë. Por nata e kaluar dëshmoi gjithashtu se sa të fuqishme janë mbrojtja izraelite dhe amerikane kundër këtij lloj sulmi iranian. Nga 300 dronë dhe raketa të lëshuara, një pjesë hyri në Izrael.

Izraeli u zotua të sulmojë Iranin për çdo sulm në territorin e tij.



/tiranapost