ShowBizzz

Granit Xhaka shënoi nga 30 metra largësi, gruaja e tij reagon për golin fantastik që vulosi titullin

Gruaja e Granit Xhakës, ka reaguar pas golit fantastik të këtij të fundit në ndeshjen Bayer Leverkusen kundër Werder Bremen.

Leonita, e cila ishte e pranishme në tribunat e stadiumit, publikoi një foto duke shprehur entuziazmin për golin e Xhakës.

Futbollisti shqiptar, në minutën e 60-të, shënoi një gol prej 30 metrave distancë, të fushës së blertë.

Skuadra e Xhakës, Bayer Leverkusen përmbylli fitoren me rezultat 5-0, duke fituar kështu përfundimisht titullin e Bundesligës.

Entuziazmi i tifozëve pas fitores së Leverkusenit ka vërshuar stadiumin BayArena kjo pasi ekipi fitoi titullin e parë në historinë e tyre 120-vjeçare.



ks