Pas lojës me litar, ku fermerët ishin ndarë në grupe me nga dy persona dhe do qëndronin të lidhur deri në zgjidhjen e tij, ata janë përballur me një tjetër të papritur nga Agai.
“Toka është llava” ishte misioni i radhës, ku njëri person nga dyshja që ishte formuar, nuk duhet të shkelte në tokë, ndryshe do të digjej.
Djemtë ishin ata që e vuajtën më tepër sfidën, për shkak se mbajtën në krah për disa minuta vajzat.
Kjo situatë krijoi mjaft atmosferë dhe të qeshura edhe mes fermerëve./vizionplus.tv