“Toka është llava” ishte sfida e radhës e Agait me të cilën u përballën fermerët.
Të ndarë në grupe me nga dy persona, njëri prej tyre duhet të mbante në krah ose në kurriz pjesëtarrin e grupit, për të mos prekur poshtë, ndryshe digjeshin.
Por momente gazmore janë shënuar në një moment të caktuar.
Valeri teksa ka qenë duke mbajtur në kurriz Nikon, ka nisur të bëjë edhe stërvitje.
Buçkon e “kapi sedra” dhe nisi edhe ai të bënte të njëjtën gjë, teksa kishte në kurriz aktoren Mariana Kondi.
Ndonëse kjo e fundit insistonte se nuk do ja dilte dot, Buçko sërish e provoi dhe dështoi duke rrëzuar Marianën përtokë./vizionplus.tv
View this post on Instagram