ShowBizzz

Në mes ndarjes me Elizabeth Gutierrez; William Levy ka probleme edhe me vajzën e tij!

Në mes ndarjes me Elizabeth Gutierrez; William Levy ka probleme edhe me

Dy aktorët shumë të dashur edhe për publikun shqiptar, Elizabeth Gutierrez dhe William Levy po kalojnë kohë jo të mira pas 20 vitesh së bashku. Ata ndajnë dy fëmijë, Christopher (18) dhe Kailey (14), të cilët janë bërë një pikë qendrore mosmarrëveshjeje në ndarjen e tyre. Çifti nuk ka arritur ende një zgjidhje, gjë që është bërë shqetësimi kryesor i William Levy.

Sipas raportimeve, Christopher banon me babain e tij, ndërsa Kailey jeton me nënën e saj. Megjithatë, komunikimi mes Levy dhe vajzës së tij nuk është aq i qetë, duke çuar në mosmarrëveshje të herë pas hershme mes të dyja palëve, siç raportohet nga Univision.

Së fundmi William Levy kontaktoi autoritetet, për të patur mundësi të kontaktonte me vajzën e tij. Ky incident shënon herën e katërt që policia përfshihet për shkak të çështjeve të ngjashme brenda familjes. Më parë, Elizabeth Gutiérrez duhej të telefononte autoritetet, vetëm një muaj më parë, për rrethana të ngjashme.

Në mes ndarjes me Elizabeth Gutierrez; William Levy ka probleme edhe me

Mes këtyre traziarave, të dy prindërit kanë shkëmbyer deklarata dhe akuza, duke kontribuar në rritjen e paqëndrueshmërisë në procesin e ndarjes së tyre.



bal