Lajme

Librazhdi hap për herë të parë sezonin turistik, kryebashkiaku Mariglen Disha shfaqet mes italianëve  

Bashkia e Librazhdit ka hapur për herë të parë zyrtarisht sezonin turistik. E pozicionuar shumë pak minuta larg Elbasanit, kjo bashki ka arritur të tërheq vizitorët jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Mbi 40 turistë italianë erdhën për herë të parë në Librazhd, për të parë nga afër qytetin dhe për të eksploruar zonat që janë planifikuar për t’u zhvilluar.

Ata gjithashtu u mikpritën nga qytetarët vendas dhe kryebashkiaku Mariglen Disha, ku nuk kishte si të mungonte atmosfera festive, muzika tradicionale, panari me produketet autentike që vetëm Librazhdi mund të ofrojë.

Për herë të parë hapëm sezonin turstik në Librazhd, ku nën angazhimin e Bashkisë Librazhd, bizneseve lokale dhe pranisë të mbi 40 turistëve italianë përcollëm në sheshin e qytetit një panoramë të atraksioneve turistike që gjendjen në territorin tonë,” shkruan Disha në rrjetet sociale.