ShowBizzz

Amadeus braktis Rai-n zyrtarisht! Çfarë do të ndodhë me Sanremon

Është zyrtare. Amadeus largohet nga Rai. Lajmin e ka dhënë ai. Amadeus nuk do të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon më 31 gusht, me Rain.

Sipas thashethemeve të javëve të fundit, grupi Warner Bros, po e pret atë, gati për ta punësuar për ta bërë drejtues të kanalit Nove.

Arsyet e largimit

Në negociatat e tij me Rai, Amadeus do të kishte shprehur dëshirën për të krijuar kompaninë e vet me të cilën do të prodhonte formate për t’ua shitur stacioneve televizive, siç kishte bërë Fabio Fazio. Një kërkesë që Viale Mazzini nuk mundi ta pranonte për shkak të ndryshimit të rregullores, e cila nuk i lejon më producentët të jenë prezantues në të njëjtën kohë. Për më tepër, Amadeus kërkoi një program për gruan e tij Giovanna Civitillo dhe largimin e ish-menaxherit të tij Lucio Presta, bashkëshorti i Paola Perego-s, i cili menaxhon disa artistë duke përfshirë Roberto Benigni, Gianni Morandi, Paolo Bonolis, Barbara d’Urso, Simona Ventura dhe Antonella Clerici. Së fundmi të dy kishin ndërprerë marrëdhëniet, por arsyeja nuk u sqarua kurrë.

Po Sanremon kush do ta prezantojnë? Thuhet se pasuesi do të jetë Carlo Conti, që ka prezantuar si i ftuar natën e tretë të festivalit të kaluar.



bal