Ditea Berisha, me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj ka bërë për vete shumë fermerë në “Ferma VIP”, të cilët këtë javë e votuan edhe si kryefermere.
Përveç vajzave që i kanë shprehur një respekt, edhe djemtë janë “marrosur” pas thjeshtësisë së Diteas.
Në spektaklin e fundit, Buçko hodhi “kunja” dhe la të kuptohej se i pëlqente Ditea e nëse ajo do të pranonte, do të dilnin çift që aty.
Ndërkohë që sot, ai e ka ndarë këtë pëlqim me Dijonisin, i cili i ka dhënë këshilla të vyera se si ta bëjë për vete.
Nën melankolinë e mendimeve, Buçko këndon edhe fraza kënge, që në mënyrë të tërthortë ia kushton Diteas.
Ndonëse Buçko është 6 vite më i vogël se blogerja, kjo nuk e ndalon atë që të vijojë dhe të këmbëngulë për ta bërë për vete, teksa Dijonisit i thotë se deri të premten do të bëjë maksimumin./vizionplus.tv
Subscribe