Rradha për bërjen e thonjëve ka qenë pikënisja e debateve të fundit mes fermerëve.
Flori ka pasur një konflikt me Ditean, i cili pas hatërmbetjeve ka marrë zgjidhje dhe është diskutuar.
E gjitha nisi pas një përplasje mes Xhesikës dhe Baby G, ku Flori ndërhyri për të stabilizuar situatën, por Ditea e ka marrë si sfidë për rolin që ajo kishte.
Pjesë nga diskutimi:
Florian Agalliu: Unë isha prezent kur nisi diskutimi mes Xhesit dhe Baby G. Më pas marr vesh që Xhesi ishte ulur e para për të bërë thonjtë dhe Baby G kishte qejf. Ne duhet të merremi vesh me njëri tjetrin se ta bësh taksative që do ulem unë pa arsye, duket sikur e bën kastile. Ditea kuptoi sikur e kisha me atë si kryefermere, por nuk e kisha me atë. Unë doja të shikoja se si do merreshin vesh vajzat për një rradhë dhe të shmangen këto gjëra, edhe kur të jemi jashtë. Më erdhi keq për Ditean, dhe i kërkova falje. Ajo nuk e ka pritur prej mejet se kemi raporte të mira dhe sot jemi këtu, u morëm vesh
Xhesika Polo: Unë nuk doja të ulesha e para. Ishte Ditea ajo që caktoi të ulesha unë me Marianën e para. Nuk kam pasion të bëj thonjtë në “Ferm VIP” se kam gjëra të tjera. Flori provokoi debat dhe unë e nuhata këtë gjë. Unë u tërhoqa se nuk doja të dëmtoja pozicionin e Diteas si kryefermere
Baby G: Unë ika për të bërë thonjtë dhe e lash dhe më pëlqeu provokimi
Ditea Berisha: Në dhomë rastisën dy vajzat, nuk ishte një rend i caktuar më parë. Ajo ishte një gjë për qejf dhe nuk më erdhi mirë realisht. Unë kisha menduar edhe diçka për çunat por nuk mu realizua./vizionplus.tv