FermaVIPShowBizzz

Situata e pazakontë, Albano rrëfen momentin e vështirë: Mamaja pësoi “blackout”, nuk më njihte as mua për 6 orë

Albano ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës së tij gjatë bashkëbisedimit me Elsën.  Ai tregoi se e ëma ka humbur kontrollin mbi veten për rreth 6 orë, duke u “shkëputur” nga realiteti, deri në pikën që nuk njihte as atë vetë.

Ai theksoi se gjatë këtij harku kohor, e ëma e tij fliste vetëm për prindërit e saj të ndjerë, ndërsa nuk njihte as shtëpinë.

Pjesë nga biseda:

Albano: Mua më ka ndodhur njëherë me mamanë, isha 16 vjeç, pësoi një “blackout” për nja 6 orë

Elsa: As jepte as merrte?

Albano: Seç po bënte në shtëpi po pastronte nëpër shpi edhe më pa njëherë kështu, majtas djathtas, rastësisht kalova dhe e pashë me leckën në dorë që s’bënte asgjë.

Çiljeta: Mos i kishte rënë tensioni?

Albano: Jo, çfarë tensioni?! Unë i flisja, ajo trembej.

Rrëfimi i plotë: