Egla Ceno ka habitur të gjithë me historinë e saj, se jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, kur papritur zbuloi se ka një lidhje dashurie.
E pas kësaj deklarate, prej ditësh po përflitet për partnerin misterioz të aktores, e cila është një nga konkurrentet më të forta të “Big Brother Vip”.
Kryefjala.com ka siguruar foton e dokumentit nga regjistri elektronik është i vitit 2008 pra deri në këtë datë Egla rezulton e martuar në gjendje civile me një djalë me emrin Françesko.
Megjithatë, nuk dihet nëse Egla vazhdon ende të jetë e martuar.
Ndërsa gazetarja Rudina Demneri ka qenë ajo që ka zbuluar detaje lidhur me jetën personale të Eglës, e cila me fanatizëm e ka ruajtur. Paloma tha se Egla ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, por gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit.
“Ajo figuron që është e martuar në Shqipëri, di që ka patur lidhje me një italian, dhe janë ndarë, ajo gëzon gjysmën e pasurisë së dyqanit. Por për këtë shqiptarin…duhet të na kishte kontaktuar më përpara. Por nga ajo që unë di në vija të përgjithshme, është që Egla ka patur një lidhje të gjatë me një person të huaj, kanë bashkëjetuar shumë vite bashkë dhe gëzon gjysmën e biznesit. Për këtë shqiptarin ndoshta e ka krijuar tani. Ajo shumë mirë e bën që ruan jetën private”, tha Paloma në Top News.