Në Dubai, shirat filluan me rrëbesh, ndërsa erërat e forta çuan në anulimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait, një nga më të ngarkuarit në botë dhe shtëpia e linjës ajrore Emirates, shkruan “Kosovarja”.
Aeroporti është kthyer në liqen, ndërsa janë përmbytur edhe hotele.
Shkollat në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe mbetën të mbyllura, ndërsa rrugët e përmbytura bënë që shumë njerëz mos të dilnin nga banesat e tyre për të shkuar në punë.
Në këtë kaos meteorologjik të Dubait, është gjendur edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, e cila edhe ka sjell xhirime nga atje.
ks