ShowBizzz

“Kërkesa për divorc është bërë nga Bes Kallaku, shkak tradhtia? Gazetarja zbulon detaje

Disa ditë më parë, ishte Xhensila ajo që përmes projektit të saj muzikor, la të nënkuptohej se i kishte dhënë fund martesës së saj, duke treguar se kënga e saj e re ishte një ulërim shpirti, që ishte krijuar kur ajo kishte në pritje të ëmbël me Amen.

Pas Xhensilës, ka qenë aktori i humorit, Bes Kallaku që ka konfirmuar ndarjen, duke u shprehur se martesa e tyre ka marrë fund dhe se fëmijët jetojnë me ish-bashkëshorten e tij.

Së fundmi, gazetarja Krisa Caushi ka zbuluar detaje të reja për ish-çiftin, ku sipas burimeve të afërta, ka qenë aktori ai që ka bërë kërkesën për divorc.

“Kemi marrë burime ekskluzive dhe na kanë thënë që kërkesen për divorc e ka bërë aktori, pra Bes Kallaku ka kërkuar ndarjen. Shkaku nuk dihet pavarësisht se është aluduar për tradhti por unë personalisht nuk e besoj sepse më është dukur një çift i konsoliduar dhe shumë i lidhur me nëjri-tjetrin por mbetet për t’u parë”, ka thënë gazetarja.



ks