ShowBizzz

Këngëtari tregon se si u sjell Sinan Vllasaliu me policinë zvicerane gjatë arrestimit

Këngëtari Labinot Rexha gjatë të ditës së mërkurë konfirmoi për media se katër këngëtarë të estradës janë arrestuar nga Policia në Zvicër. Ata ishin paraparë të performonin me datë 13 prill.

Pak orë pasi këngëtari Rexha konfirmojë për insajderin arrestimin e këngëtarëve, ai kërkoi që lajmi të fshihet për shkak se “mund ta humbasë vendin e punës”.

Madje ai edhe është lutur që shkrimi të fshihet, duke tentuar të hedh baltë mbi raportimin e medias se “më kanë keqpërdorur”.

Një ditë pas, sot ai mori pjesë në disa emisioneve televizive, tentoi t’i ndryshojë deklaratat duke thënë se këngëtarët janë ndalur në hotel, për shkak se nuk posedonin dokumentet e kërkesa.

Ai një koment interesant e bëri edhe për këngëtarin Sinan Vllasaliu.

Për të cilin tha se ka folur në mënyrë agresive me policët zviceranë.

“Sa kam pas informata, tash është mosha pak e Sinanit edhe pak si agresiv ka fol me policët, tash ata janë zviceranë kanë ligjet e veta”, është shprehur ai në Kosova Today.