Luizi dhe Kiara vazhdojnë ende të jenë një nga çiftet më të ndjekur e më të përfolur të shtypit rozë.
Së shpejti ata do të bëhen prindër të një vajze, ndërsa pritja është në ditët e fundit.
Mirëpo, ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se vajza ka ardhur në jetë teksa është pretenduar se kanë dalë edhe pamjet nga spitali.
Përsa i përket këtij lajmi, natyrisht të rremë, Luizi ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale.
Me anë të një postimi në InstaStory, krahas lajmit, këngëtari ka shkruar:
“Dhe mqs jemi tek mashtruesit, ky postimi është i rremë, fake”.
Gjithashtu, para këtij postimi Luizi kishte ndarë një tjetër rast mashtrimi ku figura e tij ishte përdorur për një “giveaway”.
lokimagazine