Një burrë ka rrëfyer varësinë nga seksi, sa që ka filluar ta bezdis gruan e tij me kërkesa të shumta për të kryer marrëdhënie seksuale.
Kjo gjë ka filluar ta shqetësoj 36 vjeçarin, sa që kërkesat e shumta për seks kanë filluar të bëhen problem për martesën e tij.
Për këtë ka kërkuar një këshillë nga psikologia e “The Sun”, përcjell “Bota sot”.
Rrëfimi i plotë
Kam një dëshirë seksuale kaq të furishme saqë nuk mund të ndaloj së i kërkuari gruan time seks.
Kur nuk po e bëjmë sa duhet, nuk mund të mendoj për asgjë tjetër, por ajo ka një libido më të ulët dhe ndihem vazhdimisht i frustruar.
Unë jam 36 dhe ajo 34. Ne kemi një djalë të vogël, i cili është dy vjeç. Kërkesat e mia për seks, janë të paktën dy herë në natë, gjë që kanë filluar të bëhen problem në martesën tonë.
Ajo është gjithmonë e lodhur dhe e dëshiron vetëm disa herë në javë. Ajo thotë se ka filluar të ndihet e përdorur – se nuk dua atë, por vetëm aktin fizik.
Unë shqetësohem se ajo mund të ketë të drejtë. Mendoj se ka diçka që nuk shkon me mua.
Unë jam abuzuar nga xhaxhai im kur isha djalë dhe pyes veten nëse kjo ka të bëjë me obsesionin tim për seksin.
Edhe kur unë dhe gruaja ime jemi intime, unë masturboj disa herë në ditë. Ndonjëherë, unë shkoj në tualete në punë për ta bërë atë. A ka ndonjë mënyrë për të ulur libidon time?
Përgjigja e psikologes: Duket sikur nevoja juaj për seks është e pashëndetshme dhe dëmton martesën tuaj.
Abuzimi seksual në fëmijëri mund të ketë ndikim në marrëdhëniet seksuale të ardhshme.
Mendoni për kryerjen e terapisë seksuale me një terapist të kualifikuar me përvojë në traumat seksuale.
Tregojini gruas suaj se po kërkoni mbështetje të mëtejshme në mënyrë që ajo të kuptojë.