Lajme

“Kam marrëdhënie të ngrirë”, deklarata e Kryemadhit, Ilir Meta kërkon të “shkrijë akullin” me gotë vere para: SuperMona

Meta, Abilekaj dhe Ambrozia/ Ne tv Monika Kryemadhi

Ilir Meta po tregohet më energjik se asnjëherë tjetër në këtë javë të prillit duke u shfaqur sa në konferenca për shtyp e sa në panele televizive. Kryetari i Partisë së Lirisë ishte i ftuar sonte te Cim Peka duke folur për deklaratat e bëra për shefin e SPAK, Altin Dumanin.

Pas emisionit, ai ka gjetur dhe pak kohë për miqtë e tij, Enton Abilekajn dhe Ambrozia Metën. Me gotë vere përpara, të tre shfaqen të qeshur, ndërsa në televizorin përballë duket Monika Kryemadhi në një deklaratë të bëra për mediet.

E pikërisht këtë moment, Ilir Meta e ka përshkruar: “Me Ambrozian dhe Abilekajn duke ndjekur SuperMonën te Syri”. Kujtojmë që jo më larg se sonte, Monika Kryemadhi u shpreh në “Opinion” se marrëdhënia e saj me Metën është e “ngrirë”. Mos ndoshta në këtë mënyrë, ai do të “shkrijë akullin”?

 

"Kam marrëdhënie të ngrirë", deklarata e

Postimi i Ilir Metës