Pak ditë më parë i ati i Sara Gjordenit, Artur Gjordeni, u nda nga jeta për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ashtu siç bëri me dije ish banorja e BBV.
Dihet se ajo dhe i ati nuk gëzonin një marrëdhenie të mirë, megjithëse Sara ishte përpjekur ta kontaktonte disa herë.
E ftuar së fundmi në një intervistë për “Top Albania Radio”, ajo foli për ndarjen e tij nga jeta, tek u shpreh:
U mërzita për momentin që ndodhi. Unë kam qenë në tentativa për ta kontaktuar që prej shtatorit të 2023. Ne nuk jemi takuar kurrë. Gjëja më e trishtë ishte të dëgjoja zërin e tij për herë të parë në atë intervistë. Do doja të kishte me disa kundër deklarata. Por ai nuk mohoi asgjë, ai doli të ofendonte. Më lëndoi. E kontaktova edhe para edhe pas asaj interviste dhe ai ka zgjedhur prej muajsh të mos përgjigjej. Le të jetë ky një leksion për marrëdhëniet prind-fëmijë…
lokimagazine