Lidi Delia pati një hyrje mjaft të vecantë në shtëpinë e “Big Brother VIP” disa javë më parë.
Në kuadër të një loje, ai duhet të sillej si vëllai i Heidit, pa u kuptuar nga banorët e tjerë, mision që u realizua me sukses.
Ai u pozicionua menjëherë krah Romeos dhe Heidit, duke krijuar një miqësi të mirë me ta. Mirëpo së fundmi, Lidi duket se i ka krisur raportet me Romeon, pasi janë parë shpesh duke debatuar bashkë.
Dicka e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme, ku Lidi dhe Romeo kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
“Në qoftë se ma bën Egla mua, ashtu ta bën dhe Heidi ty? Apo jo? Ashtu i bie?”– pyeti Lidi.
E ndërsa Romeo i kthehet: Heidin e kam nuse unë o gjigant, teksa prej gjesteve të banorit kuptohej se i tha Lidit ‘qepe’.
View this post on Instagram
lokimagazine