ShowBizzz

Bora Zemani surprizon Sarën dhe Bardhin me dhuratën e parë për bebin

Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti i cili filloi rrugëtimin e dashurisë nën sytë e publikut gjatë qëndrimit në shtëpinë e ”Big Brother VIP Albania 3”, tani po shijon një nga momentet më të ëmbla të jetës së tyre.

Përmes një postimi në InstaStory, Sara Gjordeni ka zbuluar se ata mirëpritën dhuratën e parë.

Ajo ka treguar se moderatorja e njohur Bora Zemani ka qenë personi i parë që i ka dhuruar diçka bebit që pritet.

Me fjalët “Dhuratën e parë e kemi nga teta Bora”, modelja ka ndarë një imazh ku paraqiten disa këpucë të bardha.