ShowBizzz

“Vijnë e dredhin b****”, artistja shqiptare bën deklaratën e fortë pas arrestimit të këngëtarëve shqiptarë në Zvicër

Zbardhen detaje rreth aksionit të policisë zvicerane për arrestimin e disa personave në lokale nate, ku mes tyre ishin dhe këngëtarë shqiptarë dhe serbë.

Mësohet se nga kontrollet e ushtruara në 13 lokale nate në Zyrih, në pranga kanë rënë 47 persona, ndërsa janë sekuestruar pistoleta, municione, një shkop bejsbolli, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Gjatë një inspektimi të madh në një festë shqiptare të shtunën e kaluar, policia kantonale arrestoi shtatë persona, përfshirë disa yje të muzikës, mes tyre Sinan Vasaliu, Soni Malaj, reperi Don Phenom dhe këngëtarja Eugena Aliu.

Policia kantonale e Cyrihut prishi një festë shqiptare në Buchs ZH të shtunën e kaluar. Këngëtarët shqiptarë kishin planifikuar të performonin atë mbrëmje në klubin Boleros në Dällikerstrasse, por disa prej tyre nuk kishin leje pune.

Lidhur me këto arrestime të këngëtarëve nga Ballkani, një këngëtare shqiptare në Gjenevë për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ishte pro arrestimit të këngëtarëve shqiptarë.

Si po mendojnë ata, që për një natë me këndu e me i dredh by**ët, t’i mbledhin nga 2000 franga në xhep dhe të ikin. Kurse ne këtu që nuk fitojmë as para për një muaj, meqë paguajmë taksat shteti ku jetojmë dhe veprojmë. Këtu ka shtet, nuk është si në Ballkan, ku nuk funksion shteti juridik, ku nuk respektohet puna, djersa artisteve”, tha ajo.



lokimagazine