Graciano Tagani dhe Argjira Spanca duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë.
Dyshimet lindën pas hyrjes së nënës së Gracianos e cila suprizoi të birin në BBV. Balerini e pyeti atë për partneren, por e ëma e kapërceu këtë moment duke mos dashur të flasë.
Sot balerini ka folur për herë të parë me banorët e BBV, duke pranuar se mes tyre ka një krizë. Në një bisedë me Françeskën, Graciano tha se ka pasur një debat mes tyre para se të futej në shtëpi, por ajo i ka kërkuar të mos flasë për lidhjen e tyre gjatë qëndrimit në BBV.
Franceska: Sa keni bashkë?
Graciano: 6 vjet!
Franceska: Pse keni pritur kaq shumë për një fëmijë?
Graciano: Thonë që kurrë s’je gati! Une dua të jem i sigurt. Edhe ajo. Duhet të kesh 2-3 gjëra gati. E kemi marrë qetë e qetë, kemi shijuar çdo lloj gjëje që kur të vije ai moment përkushtimi të jetë te ai ose ajo.
Graciano: Kthehu këtej Françi, jam zënë! Mezi pres ndonjë gjë. Ajo më ka thënë mos me përmend brenda. Se jemi si në ajër. Por shpresoj që kur të dal të ftillohem. Dhe atë ditë që pyeta mamin, më tha kam folur, por kështu si e ftohtë. Po pa dalë pa e parë s’them dot gjë.
lokimagazine