Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc, ndërsa martesat e dyta vetëm 31% çifte kanë shanse që t’i drejtohen dyerve të gjykatave për ndarje.
Por, si shpjegohet ky fenomen? A është mundur që njerëzit që martohen për herë të dytë janë më të lumtur? Ekspertët rendisin katër arsyet e bukura që në njëfarë mënyre konfirmojnë se martesat e dyta mund të jenë më të mirat!
#1 Praktika i bën çiftet më të përsosur
Martesat e dyta, sigurisht që kanë standardin e përvojës! Pas divorcit të parë, çiftet priren që të jenë më të orientuar ndaj kufijve, problemeve apo konflikteve që sjellin situata të caktuara sepse ata tashmë e dinë se çfarë funksionon dhe çfarë jo. Martesat, me gjithë kombinimin e faktorëve janë realisht një recetë e vërtetë suksesi.
#2 Të dy bashkëshortët e njohin veten më mirë
Martesat e dyta janë shpesh martesa më të lumtura, sepse njerëzit kanë mësuar të mos përsërisin gabimet e së kaluarës. Partnerët e njohin më mirë veten dhe njëri-tjetrin dhe si pasojë ata nuk rimartohen që të përfundojnë sërish në divorc, por që të jetojnë statusin e ri në çdo dimension.
#3 Çiftet duan ta bëjnë martesën në mënyrën e duhur për herë të dytë
Partnerët në një martesë të dytë janë më të orientuar drejt dëshirës që kjo lidhje të funksionojë. Kjo nuk do të thotë se martesat e para janë dështim, por njerëzit e martuar sërish e përjetojnë këtë dëshirë në një nivel tjetër. Pasi kanë përjetuar tashmë fundin e një martese, çiftet në martesat e dyta kanë më shumë vendosmëri për të mos e marrë çdo gjë si të mirëqenë.
#4 Çiftet kanë ndjenjë mirënjohjeje të theksuar
Martesat e dyta janë një shans i dytë për jetën, dashurinë, familjet etj. Ndaj, mirënjohja është një ndjesi që i plotëson çiftet që vijnë nga një divorc i parë duke hequr dorë nga kaosi dhe zhgënjimi dhe duke krijuar një vizion të ri për të ardhmen si çift.