FermaVIPShowBizzz

Mbesa e Marianës e dashuruar pas kecit “akrobat”, e merr në krah dhe e ledhaton

Aktorja Mariana Kondi ka marrë surprizën më të bukur mbrëmjen e sotme, takimin me mbesën e saj të vetme, që e ka përmendur shpesh herë se i mungon.

Përveç momenteve emocionuese, gjyshja dhe mbesa na dhuruan edhe momente argëtimi, duke luajtur e kërcyer në Arenë.

Por mbesa e Marianës, përveçse takoi gjyshen, takoi edhe kecin “akrobat”.

Kjo ishte kafsha që asaj i pëlqente më shumë, ku e ka përkëdhelur dhe luajtur me të.

Vogëlushja madje shprehu edhe dëshirën për ta marrë me vete./vizionplus.tv