ShowBizzz

Takimi me banorët/ Ledioni ju tregon se Sara dhe Bardhi do të bëhen prindër, ja reagimi i tyre

Gjatë vizitës së Ledion Liços dhe dy opinionistëve, Arbri dhe Ori, në shtëpinë e “Big Brother Vip”, pati dhe disa “thyerje rregullash”.

Ledioni vendosi që të ndante me banorët lajmin se Sara dhe Bardhi do të bëhen së shpejti prindër të një fëmije.

Fillimisht banorët nuk e besuan ndërsa më pas u panë shumë të gëzuar për këtë lajm, teksa ngritën një dolli për çiftin për t’i shprehur urimet e tyre.

Nga ana tjetër, Sara e ka ndarë këtë moment në InstaStoryn e saj, tek me nota humori ka shkruar: “Ore, se e kap Prime nga shtëpia unë s’është faji im. Nejse, sa bukur kjo dolli për ne!”



lokimagazine