Këtë mbrëmje në “Cherry on Top”, Fifi dhe Sara Gjordeni treguan disa detaje që nuk i kishin thënë më parë, lidhur me eksperiencën e tyre në Big Brother.
Të pyetura nga moderatorja Bora Zemani nëse kishin vendosur me familjarët kode apo sinjale që do t’u tregonin sesi ishin në lojë, ato treguan se e kishin lënë përmes rrobave, edhe pse është rastësisht e ndaluar nga Vëllai i Madh që familjarët të kalojnë mesazhe brenda shtëpisë.
Fifi tha se kodi i saj me familjarët ishte përmes çorapeve.
“E kishim lënë që do më dërgonin çorape. Çorapet blu ishin ‘qetësohu’, të kuqet që je ‘flakë fare’ dhe çorape me figura që ‘po luajnë me ty’”, tha Fifi.
Ndërkohë Sara tha se ajo me familjarët kishin lënë që kodi do ishte me xhinset.
“Ne e kishim lënë që kur Gabrieli do të vinte në shtëpi të më takonte, ngjyra e xhinseve do të tregonte si isha. Xhinset blu ishin ‘mos fol shumë se po përflitesh për keq’, xhinset e zeza ‘je për finale’ dhe xhinset gri ‘ke arrit për inerci në atë pikë të lojës’.
Mua s’më erdhi për vizitë Gabrieli, dhe të shtëpisë sime nisën të më dërgonin xhinse në rrobat që sillnin për mua. Sollën pafund xhinse blu, që të mos flisja aq shumë, por unë nuk e kuptoja. Madje në një bluzë të bardhë kishin printuar fjalën ‘xhinse blu’, por unë asnjëherë s’e kuptova mesazhin”, tha Sara duke qeshur.