ShowBizzz

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Në një intervistë të veçantë për emisionin “Cherry on Top” të mbrëmjes së sotme, Fifi dhe Sara Gjordeni ndanë me publikun detaje të reja dhe intriguese për strategjitë e tyre gjatë qëndrimit në Big Brother.

Të udhëzuara nga moderatoja e njohur Bora Zemani, dy ish-konkurrentet e Big Brother zbuluan se si kishin vendosur paraprakisht me anëtarët e familjeve të tyre kode dhe sinjale për të komunikuar gjendjen e tyre emocionale dhe strategjike brenda lojës.

E pyetur në lidhje me metodat e ndërveprimit me të afërmit, Fifi tregoi se kishte zgjedhur një metodë të zgjuar përmes çorapeve të saj. “E patëm përcaktuar që ata do të më dërgonin çorape. Çorapet blu do të thotë ‘qetësohu’, të kuqet nënkuptonin se jam ‘flakë fare’ dhe çorape me figura që ‘po luajnë me ty’”, shpjegoi Fifi, duke treguar se sa kreative dhe të gatshme për lojë ishin të dyja.

Sara nga ana tjetër zbuloi një marrëveshje më abstrakte me të dashurin e saj. “Kishim rënë dakord që kur Gabrieli do të vinte për vizitë, ngjyra e xhinseve të tij do të ishin një kod për të më informuar mbi pozicionin tim në lojë. Xhins blu do të thotë ‘mos fol shumë se po përflitesh për keq’, xhins të zeza që ‘je për finale’, dhe xhins gri që ‘ke arritur deri këtu pa e kuptuar’”, tha Sara.

Edhe pse asnjë vizitë e tillë nuk ndodhi, familjarët e Sarës arritën të dërgojnë sinjale përmes xhinseve blu që i vinin si pjesë e rrobave nga shtëpia, duke i kujtuar asaj të ishte më e matur në bisedat e saj, megjithëse kjo duket se nuk u mor parasysh aq sa duhet nga vet ajo.

Thjeshtësia dhe guximi për të eksploruar mënyra të ndryshme për të komunikuar me botën e jashtme, edhe pse të ndaluara nga rregullat e Big Brother, tregon se sa larg shkojnë konkurrentët për të mbajtur një lidhje me të dashurit e tyre edhe gjatë izolimit të thellë.