Mbrëmjen e kësaj të premte u mbajt finalja e madhe e “X Factor Albania”, ku nga 16 konkurrentë, vetëm Kleansa, Jet dhe Alis arritën ta preknin. Në mes këtyre tre konkurrentëve, Alis arriti të triumfojë dhe të shpallet fituesi i edicionit të pestë të “X Factor Albania” në televizionin Klan.
Alis, një nga talentet më brilante të zbuluara këtë edicion, ishte pjesë e grupit të udhëhequr nga Arilena Ara. I dyti në këtë finale u rendit Jet dhe në vendin e tretë Kleansa, por duhet thënë se të tre ata janë fitues pasi kanë zëra të jashtëzakonshëm dhe tashmë pas kësaj eksperience janë artista të mirëfilltë.
Me plot gojë janë 3 talente të cilët rrugën në art do të kenë të gjatë dhe me shumë suksese. Për këtë fitore, mentorja e Alis u shpreh mëse e lumtur, “Unë di të them se jam gëzuar më shumë se kur fitova vetë. Kam qarë, jam emocionuar me Alisin. Mendoj se Shqipëria ka fituar një talent të jashtëzakonshëm dhe rruga e tij sapo ka filluar.
Për shumë pak ditë do të publikojmë duetin tonë të parë. Jam tmerrësisht krenare për ty Alis, edhe po të mos fitoje më ke bërë shumë krenare. Je zëri që dua të më përfaqësojë, muzika e veshëve që dua të dëgjoj dhe ti meriton botën”.
bal