ShowBizzz

Egla ja thotë në sy Arbër Hajdarit: “Je i poshtër, duhet të zëvendësohesh

Darka “speciale” në shtëpinë e “BBVIP3” e mbrëmjes së djeshme, me pjesëmarrjan e Ledion Licos, Arbër Hajdarit dhe Ori Nebiajt, për të festuar kështu 100 ditëshin e banorëve në reality show, u shoqërua me diskutime të shumta, batuta, surpriza dhe sigurisht, edhe ironi.

Një prej momenteve “pikante” ishte kur në bisedën mes Egla Cenos dhe Arbër Hajdarit, aktorja nuk ka hezituar t’ja thotë mendimin opinionistit të programit në sy, duke e quajtur ndër të tjera edhe të poshtër, madje i sugjeroi të vetëzëvendësohej.

Pjesë nga biseda:

“Egla: Unë e kam thënë që e kam ndjekur nëpër Biget, sidomos vjet. Shpesh herë e kam gjetur mendimin tim të reflektuar në gojën tate.

Arbri: Vetëm këtë vit nuk e ke gjet.

Egla: Këtë vit je shumë i poshtër, e kë mësuar zanatin, duhet të zëvendësohesh, duhet të vetëzëvendësohesh

Arbri: Do t’i mbaj shënim.

Egla: E di që do e zbatosh me patjetër.

Arbri: Jo që do e zbatoj por..

Egla: Po e di, e di që do e vesh ujin në zjarr…”



ks