Lajme

Opozita nxjerr foton e “civilit” dhe thotë se ka dhunuar protestuesit

Pamje nga protesta (19 prill)

Pas protestës së zhvilluar ditën e djeshme para Bashkisë së Tiranës opozita doli me një sërë akuzash, duke pretenduar se shumë “civilë” ishin përfshirë mes protestuesve.

Madje, opozitarët janë shprehur se persona të panjohur kanë ndjekur dhe kapur protestuesit, kryesisht të rinj. Këto akuza ata i kanë mbështetur dhe përmes fotove dhe i kanë pasqyruar gjerësisht në media dhe rrjetet sociale.

Së fundmi, ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi ka publikuar një foto ku pretendon se është një prej “civilëve”, i cili ka dhunuar protestuesit. Këlliçi ka thënë se ky person ka sharë dhe fyer protestuesit, me qëllim për të nxitur konflikte.

“I infiltruar në turmën e protestuesve. Ky shante dhe fyente. Është Ervin Zela, polic në komisariatin nr 1. Mundoheshin të nxisnin konflikt mes protestuesve që të kishte incidente. Asnjë protestues ditën e djeshme nuk kishte shkuar aty për tu konfrontuar me Policinë e Shtetit”, tha Këlliçi në një intervistë për “Syri Tv”.

Opozita nxjerr foton e “civilit” dhe thotë se ka dhunuar

“Civili”, foto e postuar nga Belind Kellici