LifeStyle

Çfarë karakteristikash kanë të përbashkët njerëzit më cool brenda një bar-i/club-i!

Çfarë e bën një dalje në fundjavë të suksesshme? Koha cilësore,IQOS-i mbi tryezë dhe sigurisht nëse je me fat takimi i rastësishëm me njerëz interesantë. Probabiliteti që kjo të ndodhë nuk është shumë i lartë, por nëse ju njihni gjithë karakteristikat e përbashkëta të njërëzve më cool brenda një bar-i , do ta keni më të lehtë ta dalloni.

1. Shihni çfarë po konsumojnë?

Cappuccino perfekte?! Ka një IQOS në dorë? Hmm, shenjat e para janë të mira. Zgjedhjet e tij/saj tregojnë që ka shije dhe nuk bën kompromis me cilësinë. Do më të mirën e gjithçkaje!

2. Qëndrimi dhe stili

Edhe qëndrimi i tyre në bar tregon diçka për vetëbesimin. Cili është mesazhi që përcjellin? Krenari,
arrogancë apo thjesht coolness?! Mund t’i lexoni shprehitë më të vogla për të kuptuar diçka. Veshja
gjithashtu vlen për t’u studiuar.

3. Frekuentojnë thuajse gjithnjë të njëjtat vende

Ata shkojnë aty ku ndihen mirë dhe nuk i duhet të ndërrojnë lokale për t’u argëtuar. Kanë rrethin e tyre
të shoqërisë, shijojnë muzikën dhe i qëndrojnë besnikë gotës së preferuar.

4. Dinë si të drejtohen dhe flirti s’është kurrë i bezdisshëm

Ka njerëz që janë cool nga natyra ashtu siç ka dhe nga ata që duan të duken si të tillë. Mos lejoni sipërfaqen apo gjestet “e huazuara” t’ju mashtrojnë. Tipi interesant në bar di të bëjë batutën në vendin dhe momentin e duhur, prandaj është i sigurtë që nuk i shkon kurrë dëm.

5. Origjinaliteti i tij bie në sy sa hyn në bar

Lirshmëria e tij në sjellje, mënyra si ndërvepron me të tjerët dhe vetëbsimi që transmeton jep energji vetëbesimi dhe kjo na pëlqen të gjithëve. Eshtë më shumë sesa thjesht sharmant, prandaj bëni kujdes t’i
dalloni siç duhet.