LifeStyle

Çfarë thotë shkenca për njerëzit me sy jeshilë

Jo pak herë është shkruar për njerëzit me sy jeshilë dhe duket se ka lajme të reja për personat që i kanë në këtë ngjyrë sytë.

Sipas mjekut Karan Rajan, ka diçka specifike që ndodh në irisin e syve të këtyre njerëzve. Mjeku, i cili njihet për teoritë e tij mjekësore në TikTok rreth ngjyrave të syve, u shpreh se: “Nëse keni sy të gjelbër, në fakt keni tre ngjyra sysh që përzihen së bashku”. Mjeku shpjegon se ngjyra e syve funksionon paksa si pigmentet e bojës, ajo kombinon një përzierje nuancash të ndryshme për të krijuar një efekt uniform.

Së pari, sytë jeshilë kanë një pigment të verdhë të quajtur lipokrom. “Kjo gjendet në pjesën e brendshme të irisit,” shpjegon mjeku Rajan. Ata me sy të jeshilë kanë një sasi të vogël të pigmentit kaf në të njëjtën zonë dhe kjo është melanina. Njëherësh, ata kanë edhe pak nuancë blu dhe kombinimi i të tre ngjyrave çon në ngjyrën e plotë jeshile.

A funksionon e njëjta formulë për të gjithë personat me sy të jeshilë?

Jo tek të gjithë! Sytë ngjyrë kafe të errët janë kryesisht për shkak të melaninës, ndërsa sytë blu kanë shumë pak nuancë të tillë. “Teksa ka vetëm disa ngjyra kryesore, mënyrat se si ato ngjyra mund të shfaqen janë pafundësisht komplekse,” sipas klinikës Cleveland.

Për shembull, sytë lajthi janë një kombinim i ngjyrës kafe, të florinjtë dhe jeshile. Po sipas klinikës Cleveland, ngjyra më e rrallë e syve është ajo jeshile.

Vetëm 2% të njerëzve në mbarë botën e kanë këtë ngjyrë dhe nëse jeni një prej tyre, dijeni se jeni fatlume!