ShowBizzz

Valeri tregon historinë e trishtë kur rrezikoi të humbte jetën

Mbrëmjen e djeshme fermerët kishin si mision nga Agai që të organizonin një darkë, ku duhet të tregonin një histori të trishtë. 

Valeri ka qenë i pari që ka treguar pak momente nga fëmijëria e tij, ku një episod që ai solli në kujtesë, ka lënë gjurmë në jetën e tij.

Kur ai ka qenë fëmijë, ka treguar se ka hipur në çatinë e shtëpisë dhe ka rëshkitur. Instikti për tu mbrojtur, e ka bërë që ai të kap telat e korentit dhe të rrezikojë seriozisht jetën.

Ai ka thënë se në momentin e parë që e kanë shpëtuar, ka pasur mishin e djegur dhe të gjithë kishin menduar se nuk do të jetonte më.

Ai madje thotë se edhe sot, tre gishta të njërës dorë i ka të gjymtuar dhe mezi i përdor.