Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme në shtëpi janë ndezur sërish debatet. Heidi vazhdon të jetë e zhgënjyer nga Roza për të cilën mendoi se kishte një mendim pozitiv dhe raport miqësor, pasi moderatorja u shpreh në dhomën e rrëfimit se ajo dhe Romeo nuk dinë asnjë gjë për njëri-tjetrin si çift dhe marrëdhënien e tyre e kanë në kuadër të lojës.
Roza është përpjekur t’i shpjegojë Heidit pas spektaklit se është mendimi i saj, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur ftohtë se ka të drejtë të komentojë. (lexo këtu)
Pjesë nga debati:
Heidi: Po të jap të drejtë të komentosh
Roza: Me këtë zgërdhimjen që po bën tani në fytyrë po më jep të drejtë me të vërtetë
Heidi: Unë mbaj përgjegjësi për çfarë të them. Kjo është logjika
Roza: Kjo është dhe këtë po të shpjegoja. Çfarë thashë si gjë?
Heidi: Asgjë.
Roza: Që ju nuk njihni njëri-tjetrin si çift, u e keni thënë dhe në “Prime”, që ju nuk njihni njëri-tjetrin. Të njëjtën fjali kam thënë dhe unë në dhomë të rrëfimit. Mbrapa kaloi ai klipi, ajo situata, çfarë është fallco këtu.