Muralja e Gjergj Luces ne Fish City
Biznesmeni Gjergj Luca njihet për provokimet e tij të hapura kundrejt politikanëve tanë, pa marrë parasysh ngjyra partie apo pozicione. Së fundmi, ai ka bërë sërish të njëjtën gjë, provokim dhe humor përmes artit.
Në murin e “Fish City”, Luca ka ngritur muralen përmes të cilës ka pasqyruar mjaft qartë dhe bukur situatën politike në vendin tonë, në të dyja kampet e partive.
Në njërin krah është “Vettingu nga Zoti”, ku shihet ish-kryeministri Sali Berisha si “oktapod” që ka shtrirë tentakulat e tij te Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë. Ndërsa, në krahun tjetër është kazani i vettingut të Altin Dumanit dhe Belinda Ballukut, ku janë shumica e deputetëve e ministrave socialistë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në muralen e Lucës është ai i cili i hedh dru zjarrit, ndërsa Balluku shfaqet me një shkop që e drejton nga koka e kryebashkiakut Erion Veliaj.