Bota

Qytetet kineze po zhyten me 10 mm në vit nën nivelin e detit

Një e treta e popullsisë urbane të Kinës është në rrezik nga ulja nën nivelin e detit, sipas një analize të të dhënave satelitore që studiuesit thonë se tregojnë për një fenomen global.

Zona urbane e Kinës nën nivelin e detit mund të trefishohet në madhësi deri në vitin 2120, duke prekur potencialisht 55 deri në 128 milionë njerëz, kanë njoftuar studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore.

Ata përdorën të dhëna satelitore për të studiuar 82 qytete, duke përfshirë Shangain dhe Pekinin, me një popullsi totale prej afro 700 milionë njerëz.

TS Poll - Loading poll ...

Ekipi zbuloi se 45 përqind e tokës urbane të analizuar po fundoset dhe 16 përqind po fundoset me një shpejtësi prej dhjetë milimetra në vit. “Vendet e nxehta” përfshijnë Pekinin dhe qytetin bregdetar të Tianjin, thanë ekspertët.

Studimi vlerësoi se 270 milionë banorë urbanë mund të preken. Gjetjet u publikuan në revistën “Sajens”.



/tiranapost