E ftuar së fundmi në “Cherry on Top”, Sara Gjordeni foli për komentet negative dhe sulmet që ka marrë nga publiku, por edhe personazhe publikë që ajo i njeh.
Sara vendosi të përmendte rastin e gazetarit Flavio Qarri, për të cilin tha se e ka ndihmuar në nismën e tij lidhur me një biznes para tre vitesh si dhe ka patur një marrëdhënie korrekte me të, ndaj ajo pak e priste që Flavio të fliste publikisht duke përgojuar moralin e saj.
Nuk ka kaluar gjatë dhe Flavio ka replikuar me një story në Instagramin e tij ku shkruan:
“Hm, E trishte që duhet t’i shpjegosh shpesh disa loj njerëzve se cfare funksioni kane ne shoqëri gazetarët. Sa per replike, gjithcka mendoj per personin i ka thine artisti më simpatik i hip hop te Tiranes” – duke mbashkangjitur dhe këtë këngë dedikuar femrave materialiste.
lokimagazine