Lajme

Shkon në SPAK “besniku” i Ilir Metës, ish-deputeti para prokurorëve

Fotoarkiv/ Ralf Gjoni dhe Ilir Meta

Ish-deputeti Ralf Gjoni është paraqitur paraditen e kësaj të hëne pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk dihet arsyeja pse ish-këshilltari i Metës është thirrur në SPAK, ndërsa ka mbërritur i vetëm në godinën e organit të hetimit.

Kujtojmë se në vitin 2019 Gjoni u bë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e Lëvizjes Socialiste për Itegrim. Ai ka qenë i 11-ti në listën e LSI-së në Qarkun e Tiranës, ndërkohë që pas dorëheqjes së deputetëve të LSI-së kërkoi të përfitojë mandatin e deputetit.

Shkon në SPAK “besniku” i Ilir Metës, ish-deputeti para

Momenti kur Ralg Gjoni shkon ne ambientet e SPAK

Ralf Gjoni para se të bashkohej me Metën ka qenë një ndër drejtuesit e organizatës “Mjaft”. Në zgjedhjet e vitit 2009 ai u bë zëdhënësi i fushatës së Lëvizjes Socialiste për Integrim, tani PL, e cila drejtohej nga Ilir Meta.

Që nga vitit 2012 ka qenë anëtar i strukturave drejtuese të LSI-së, ndërkohë ka mbajtur dhe postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në këtë forcë politike.

Theksojmë se përgjatë ditëve të fundit, Ilir Meta ka shtuar sulmet ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit.