ShowBizzz

Ju bien flokët: 8 arsye i gjeni këtu!

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi. Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave. Megjithatë do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

Medikamentet

Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore. Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja e një fëmije

Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve. Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj pas lindjes.

Ju bien flokët: 8 arsye i gjeni këtu!

Mungesa e hekurit

Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut. Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon sistemin imunitar. Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

Larja e flokëve

Përdorimi  i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Sëmundjet
Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin. Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani
Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit. Toksinat te tymi i duhanit ka një ndikim të fortë te floku, duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet me të ngrënin
Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit. Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm. Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist. Më poshtë një kurë me veti të forta me bimën e hithrës, e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.



bal