Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo çka do të ndodhë me shenjën tënde

A mund të krijosh besim te dikush? Hëna e plotë në Akrep do të të bëjë të ndërmarrësh rreziqe të mëdha dhe të shkosh drejt së panjohurës. Të enjten, prapavija e Mërkurit do të mbarojë, për fat të mirë. Reflekto për gjërat që kanë ndodhur gjatë javës së fundit dhe ndërmerr veprimet që duhet të ndërmarrësh.

Dashi

Beso më shumë te njerëzit që ke përreth. Hëna e plotë në Akrep të motivon të shkosh drejt intimitetit dhe të inkurajosh veten që të njihesh me gjëra të reja, emocionuese. Prapavija e Mërkurit, e cila po ndodh në shenjën tënde, do të largohet në datën 25 dhe komunikimi dhe jeta do të kthehet në ritmin e duhur.

Demi

Gëzuar ditëlindjen, i dashur Dem! Hëna e plotë në Akrep do të ndriçojë aspektin e romancës, duke sjellë në jetën tënde një lidhje më të bukur dhe një romancë të re. Nëse je në një marrëdhënie, një hap i ri do të ndërmerret mes ju të dyve. Prapavija e Mërkurit do të mbarojë të enjten dhe ngadalë, do të jetosh në të tashmen dhe jo në të tashmen, siç ke jetuar këto javë.

Binjakët

Para se të vraposh, ec ngadalë dhe ruaje frymën. Hëna e plotë në Akrep do të përqendrohet në zonën e mirëqenies tënde. Përqafo mënyra të reja për të bërë hapa të vegjël e të sigurt drejt së ardhmes. Prapavija e Mërkurit do të përfundojë të enjten dhe do të të japë mundësinë që të riparosh marrëdhëniet me miqtë dhe të sqarosh keqkuptimet.

Gaforrja

Tani vlen më shumë se kurrë në aspektin e karrierës. Hëna e plotë në Akrep të ndihmon që të ndjesh më shumë gëzim, dashuri dhe të fuqizosh ndjesinë e përkatësisë. Vepro sipas mënyrës tënde! Një moment i rëndësishëm do të të shpaloset dhe lidhet me karrierën tënde. Mos harro të ushqesh kuriozitetin. Shko drejt të panjohurës dhe argëtohu!

Luani

Dashuria jote për familjen do të jetë në qendër të vëmendjes këto kohë. Të enjten, prapavija e Mërkurit do të mbarojë për të të dhënë një tablo më të qartë të jetës tënde dhe ndjesive që po përjeton. Të dielën, një bashkëpunim mes Neptunit dhe Marsit do të ndodhë dhe dëshirat e tua seksuale do të jenë prioritet.

Virgjëresha

Fol hapur dhe qartë për gjërat që do të bësh. Të martën, Hëna e plotë në Akrep do të merret më së shumti me zonën tënde të komunikimit, duke të të ndihmuar që të përdorësh me kujdes fjalët e tua, të dëgjosh në mënyrë aktive dhe të bisedosh me njerëzit e duhur.

Peshorja

Vepro sipas vlerave të tua, Peshore! Zona jote e intimitetit do më shumë vëmendje se kurrë dhe rregullat e tua do të aplikohen në shumë drejtime, sidomos në atë financiar. Dashuria nuk ka pse të kthehet në një fushëbetejë se kush ka të drejtë. Mundohu të qartësohesh dhe t’i tregosh personit tjetër se sa e vlerëson. Për fat të mirë, Mërkuri do të kthehet në pozicionin e vet, duke lënë pas prapavijën dhe do të kesh mundësi për sqarime.

Akrepi

Hëna e plotë në shenjën tënde do të të ndihmojë që të rishohësh edhe një herë zgjedhjet e tua në jetë dhe të përqafosh sjellje dhe situata të reja, të cilat lidhen me të vërtetën tënde. Prapavija e Mërkurit do të mbarojë të enjten dhe ngadalë, do të kesh shansin të përmirësosh mirëqenien tënde.

Shigjetari

E shkuara është e shkuar, Shigjetar! Lëre në harresë dhe mendo për të tashmen dhe të ardhmen. Hëna e plotë në Akrep do që ti të harrosh dhimbjet dhe situatat që kanë ndodhur, të mos e dëshirosh me ngulm një kërkesë faljeje nga dikush që të ka lënduar dhe të ecësh para. Forca! Ke vetëbesimin e duhur!

Bricjapi

Fuqia u përket njerëzve, Bricjap! Një Hënë e plotë sociale në Akrep të fton që të lidhesh më shumë me njerëzit në komunitetin tënd dhe të flasësh për gjëra që të ngrenë zemrën peshë. Prapavija e Mërkurit do të largohet të enjten dhe ti do të mund të takohesh me njerëzit që ke përzemër.

Ujori

Gjatë kësaj jave, ti je udhëheqës! Një Hënë e plotë e fokusuar në karrierë të motivon që të marrësh përsipër një trajektore të re, me disiplinë dhe integritet. Prapavija e Mërkurit të frymëzon që të flasësh me mençuri dhe dhembshuri.

Peshqit

Epo, udhëtim të mbarë, të dashur Peshq! Hëna e plotë në Akrep vendos në zemrën tënde dëshirën për udhëtime, ndaj është momenti të eksplorosh vende të reja dhe të zgjerosh horizontin. Do të kesh dëshirë që të gjesh një person të ri, interesant dhe të rifreskosh identitetin tënd.