ShowBizzz

Françeska Murati për lidhjen e Heidi Baçit dhe Romeo Veshaj! Roza: Janë çift toksik…

Moderatorja Roza Lati dhe Françeska Murati kanë komentuar lidhjen e çiftit që u krijua në “BBV”, Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi.

Sipas modeles mes dyshe nuk ka një dashuri të vërtetë por thjeshtë një pëlqim për njëri-tjetrin.

Megjithëse Roza tha se beson që Romeo dhe Heidi e duan njëri-tjetrin, duke shtuar se ata janë një çift toksik.

“Të gjithë çiftet kanë ulje dhe ngritje po jo ta shpallësh tjetrin kundërshtarë brenda 48 orësh”– u shpreh Françeska, ndërsa Roza tha se 48 orë nështëpi përkthehen si 2 muaj.

Pjesë nga biseda:

Françeska: A ke parë ti diçka që ti te dasma e tyre ke thënë që kjo është dashuri e vërtetë (për Romeon dhe Heidin)

Roza: Nga ana e Romeos ishte shumë e vërtetë. Shikoj se tregojnë dashurinë, edhe ajo e tregon dashurinë që ka për atë. Dashuria është në dimensione të ndryshme

Françeska: Jo se dyshoj te dashuria e saj kjo është thjeshtë një pëlqim ndaj një djali, ta puthësh dhe ta përqafosh. Njerëzit puthen edhe në klab me një person që kanë takuar brenda natës

Roza: Ka dhe çifte pasionante

Françeska: A martohesh me kundërshtarin ti?

Roza: Është komplekse dashuria. Romeo ka te këmba tatuazh “love-hate” dhe “psiko” te këmba tjetër. Janë çift toksik dhe ju shkon

Françeska: Nuk është e mjaftueshme kjo

Roza: Nuk është dashuri neutrale, ka ulje dhe ngritje

Françeska: Të gjithë çiftet kanë ulje dhe ngritje po jo ta shpallësh tjetrin kundërshtarë brenda 48 orësh

Roza: 48 këtu brenda përkthehet si dy muaj