ShowBizzz

Si e ndihmoi Meghan Markle Mbretin Karli III

Projekti i ri i Meghan Markle, American Rivera Orchard pati një ndikim të jashtëzakonshëm te Mbreti Karli III.

Meghan Markle publikoi markën e re të stilit të jetesës nga marsi 2024 dhe bëhet fjalë për prodhimin e reçelit.

Në fakt, 50 kavanozët e parë të reçelit kanë arritur tek miqtë dhe influencuesit që kanë shpërndarë në internet imazhet e produkteve elegante.

Lëvizja e biznesit të Meghan Markle, megjithatë, duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në shitjet e linjës së vjehrrit të saj, Mbretit Karli III.

Vetëm disa orë pasi fotot e produkteve të Meghan u shfaqën në mediat sociale, reçeli i tij me luleshtrydhe u shit në faqen zyrtare të Highgrove, e cila shet produktet organike të prodhuara nga Mbreti Karli III me përbërës nga ferma e tij private në Highgrove.

Monarku britanik ka prodhuar reçelra specifik si xhinxher apo  mjedër që nga vitet 1990, megjithatë, me kalimin e viteve e-shopi është pasuruar me biskota, çaj, verë, ëmbëlsira dhe karamele. Të ardhurat mbështesin organizatën bamirëse dhe mjedisore të krijuar nga King Charles, The King’s Foundation.

Meghan Markle, nga ana tjetër, nuk ka ndarë shumë detaje se cilat produkte do të shohim nën etiketën American Rivera Orchard, por regjistrimi i markës tregtare ka zbuluar disa produkte që ajo mund të shesë.

Këto përfshinin libra gatimi dixhitale dhe të printuara, enë tavoline , një larmi ushqimesh duke filluar nga reçelrat dhe pelte deri te gjalpi./abcnews.al