ShowBizzz

Egla zbulon detaje për jetën private

Egla, një prej banoreve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ka tërhequr vëmendjen e publikut që prej hyrjes së saj në spektakël, duke u bërë shpejt një nga personazhet kryesore dhe më të diskutuara të edicionit.

Ndërkohë që veprimet dhe sjelljet e saj brenda shtëpisë analizohen me imtësi nga fansat, diskutimet rreth jetës së saj private po ashtu janë të pranishme, pavarësisht nga fakti që Egla ka zgjedhur të mos flasë shumë për këtë aspekt të jetës së saj.

Egla ka pranuar se është e dashuruar, megjithëse nuk ka dhënë hollësi mbi identitetin e partnerit të saj.

Gjatë një bisede së fundmi me Julin, i cili vazhdimisht e ngacmonte me pyetje, Egla ka zgjedhur të shpërndajë disa informacione shtesë rreth kësaj teme, duke u shprehur se ndihet shumë rehat me partnerin e saj.

Për më tepër, kur Juli e pyeti nëse partneri i saj është inxhinier apo arkitekt, Egla u përgjigj me një shaka se Juli “duhet të kesh informacion sepse po pyet gjithë kohës.”

“Pra, është inxhinier?” shtoi Juli, ndërsa Egla u përgjigj duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe duke theksuar emocionet e saj: “Jam super e dashuruar, super rehat, nuk dua të flas më. Jam shumë e lumtur, shumë e qetë, shumë e shërbyer”.

 



ks