Mbrëmjen e djeshme, teksa po qëndronte me Julin, Egla foli më shumë për romancën e nisur jashtë shtëpisë së ‘BBV3’.
Fillimisht teksa u shpreh se ishte shumë e dashuruar mbas tij, Egla nuk pranoi të jepte më tepër detaje.
Mirëpo Juli nuk e ka lënë rehat… Ai është munduar të zbulojë akoma më tepër detaje rreth partnerit të aktores.
Pjesë nga biseda:
Juli: A mendon ti që ky person për ne anonim, një ditë mund të bëhet i njohur për publikun?
Egla: Oo, mund të jetë shumë i njohur për publikun…
Juli: Pra është një njeri që punon në Elbasan?
Egla: Unë kam shumë persona të dashur që punojnë në Elbasan, po të dashur të dashur ë. A mendon ti që unë nuk do flisja për një njeri të afërt në këtë sens që ti po do të flasësh? Dmth unë kam turp të flas sipas teje?!